Thursday, 6 December 2007

Kuku kuku per ORA-n

Partia e cila gjatë mandatit të saj, edhe pse me një numër relativisht të vogël të deputetëve ngriti fuqishëm zërin ndaj keqpërdorimeve të ndryshme, kërkoj interpelanca për sa herë me radhë, deputetët e saj u zgjedhën më të mirët, të pakoruptuar.
Çka bënë tjetër?
Lideri i saj Veton Surroi, anëtar i Grupit të Unitetit mori pjesë në takime të panumërta negociatore, mbrojti stoikisht qëndrimin e delegacionit të Kosovës për pavarësi. U ftua nga organizatat e ndryshme dhe forumet e ndryshme, ku mendimi i tij vlerësohet lartë nga të gjithë pjesëmarrësit e tyre. Morri pjesë në debate dhe emisione televizive ku gjithmonë pa dorëza dhe më një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për të gjithë, e jo vetëm nga ata vetë. Foli 100% shqip! Veton Surroi, ishte një nga dy kryetarët e vetëm të partive të cilët morrën pjesë në debatet televizive paraelektorale. ORA ishte një nga dy partitë e vetme e cila në garën për pushtetin komunal për kandidat pati femër!
Partia ORA ishte e para dhe e vetme e cila përshkoi këmbë gjithë Kosovë dhe u njoftua me hallet e popullit të varfër e të harruar nga pushteti.
Çka nuk bëri Veton Surroi e ORA?
Nuk e shfrytëzoi fushatën parazgjedhore për të gënjyer popullin se me ardhjen e tyre do të na kanë lakmi madje edhe amerikanët, ashtu siç bënë partitë tjera. ORA nuk e shfrytëzoi varfërinë e popullit në favor të vetin, nuk manipuloi me skamjen vetëm e vetëm për të fituar një copë nga kulaçi i quajtur pushtet! ORA nuk premtoi të holla për të marrë pjesë në tubimet paraelektorale të saj e as atyre të cilët do ta votojnë! ORA nuk e deshi pushtetin me çdo kusht! ORA deshi vetëm të vazhdoj të punoj drejtë e në dobi të qytetarëve të Kosovës, ashtu siç kishte bërë që nga krijimi i saj! ORA nuk harxhoi me qindra mijëra euro si mjet për të ardhur deri në pushtet! Jam e sigurt, se po t’i kishte këto të holla, ORA do t’i investonte në ndërtimin e ndërtesave kolektive për të raste sociale e jo për postera, billborda, thirrje telefonike të kota, sms mesazhe, reklama të panumërta televizive. Jo, këto nuk do t’i bënte ORA për të cilën unë votova dhe do të vazhdoj ta votoj deri sa të ekziston! ORA, ju qytetarë të cilët nuk e votuat nuk e do pushtetin me çdo kusht! Ajo do Kosovën dhe qytetarët e saj shumë më tepër se sa pushtetin e të hollat!
Çka bënë 36 % e qytetarëve të Kosovës të cilët dolën në zgjedhje?
Ata votuan të gjithë ata të cilët i mashtruan prapë ose për të parën herë, rranë grackë e premtimeve të kota dhe të parealizueshme, u rreshtuan pranë hajnave të njohur botërisht apo vetëm në Kosovë, ata të cilët keqmenaxhuan paratë tona, të cilët luajtën me nderin dhe krenarinë tonë, nuk na dhanë rrymë e jetë të mirë për sa vjet, të cilët përbuzën mësuesin, mjekun, pensionistin, fëmiun. Votuan diletant dhe diletante të politikës, amator në profesione të tyre, lakmitarë të pushtetit!
Qytetarët e Kosovës lanë jashtë lojës një njeri për të cilin me plot besim mund të them se është i vetmi i cili din të bëj politikë, si atë ndërkombëtare ashtu edhe në vend, atë njeri i cili politikën e ka traditë, zanat, din ta bën më mirë politikën se sa të ha bukë ndoshta! Njeriun i cili nuk i dridhet as zëri e trembet syri para sheshelave, millosheviqave, jeremiqave, e krijesave tjera të këtij lloji, liderëvë të mëdhenj botërorë si Bush, Merkel, Sarkozy, …

4 comments:

fratko said...

per hajer
te shkofte mbare khakhakahk
f'R

Unknown said...

koka kone sot dakik i hejrit per ty... e per neve ;- p
hajde gzuar more!

jontra said...

o u knaqem!IHAAAAAAAAAAAAAAAAA

Unknown said...

qi i shkrun edhe senet tjera qishtu gat si qito per ORA-n, pasken mem qit pi punes tu mos bo gjo veq syt ne blog tondin.

e trashgofsh!