Wednesday, 26 December 2007

Bekim Fehmiu- ku e lam e ku na mbeti




Pas Aleksandër Mojsiut, Bekim Fehmiu mbetet aktori më i madh shqiptar i shekullit XX (e ndoshta edhe të XXI) deshëm në apo jo ta pranojmë këtë. Të kujtojmë vetëm një pjesë të krijimtarisë e të arriturave artistike të Bekim Fehmiut:
Pasi që kreu Akademinë e Arteve në Beograd, ai bëhet anëtar i Jugoslovensko dramsko pozoriste, atëbotë teatri më i mirë në ish Jugosllavi. Në Vitin 1967 jep dorëheqje në këtë teatër për shkak të tretmanit joadekuat të tij dhe bëhet artist i lirë. Ka incizuar një varg serialesh dhe filmash njëri prej të cilëve është filmi me sukses të madh “Mbledhesit e puplave” i cili fitoi dy shpërblime në festivalin e Kanit, Francë, në vitin 1967 dhe është nominuar për çmimin OSKAR të Akademisë amerikane të filmit. Pas këtij filmi, fillon edhe ndërtimi i karrierës ndërkombëtare të tij, dhe ai arrin të bëhet YLLI I PARË NDËRKOMBËTAR i trevave të ish Jugosllavisë. Më pastaj, ai nënshkruan kontratën me producentin italian Dino deLaurentis. Bekim Fehmiu vazhdoi të luan nëpër filma anembanë Evropës, SHBA, Amerikës Jugore, Afrikë dhe Azi!!!
Xhiroi filma në gjuhën shqipe, serbo-kroate, maqedone, rome, turke, spanjollishte, angleze, frenge dhe italiane.
Edhe në ditë të sotit, shiqohen filmat dhe serialet në të cilat aktroi: Odisea e Homerit me Irena Papas, Avanturisti i Harold Robinsit, Dezerteri me Xhon Hjustonin, Licence to kill me Ava Gardnerin, Dik Bogartin, Frederik Forest, Timoti Dalton, aktroi me Robert Souo, Marta Keler...; Libera, dashuria ime me Klaudija Kardinale, Salon Kiti me Ingrid Tulin, Helmut Berger… dhe shumë të tjerë. Për të marrë rolin në filmin Avanturisti iu desht ta mësoj gjuhën angleze për dhjetë javë! Ndërsa në një gosti e cila shërbeu për paraqitjen e tij si yll i ri para emrave të mëdhenj si Olivija de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnaj, Fernand Rej, Alen Bedel, Rosana Braci, Sharl Aznavur, etj. Bekim Fehmiu u paraqit në veshje tradicionale shqiptare.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai xhiroi mase pesëdhjetë filma në të cilat luajti kryesisht rolet kryesore.
Krejt në fund, në përfundim të mileniumit të dytë dhe në prag të atij të tretit, kur nëpër botë zgjidheshin “më të mirat” e mileniumit të kaluar, Bekim Fehmiu nuk u harrua nga gjinia femërore në Itali dhe hyri ne kategorinë e meshkujve më seksi të shekullit të kaluar!!!

1 comment:

fratko said...

mirë ja ke bo që ke shkrujt për artistin tonë më të madhë, sepse këta klincat e sotit po mendojnë që shumë gjëra për herë të parë po ndodhin, ku është arti kosovarë sot, ja mos vet....