Friday, 28 December 2007

Urime 2008

Erdh edhe 2008shi, shume ma shpejt se qe e kom prit! Por ai po verehet vetm ne kalendar se ne reality krejt njejte ne Kosove! Ka njihere po me duket si ne filmin "Underground"! Si te
mshelun me nji podrum e tu rrnu cdo dite te njejte! E diku tjeter koha po vazhdon...
Nji shok i jemi thojke "Kur jemi kone te vegjel, thojshim qe ne vitin 2000 kerret kane me fluturu e jom me ec... e erdh 2000shi e na nuk po kemi rryme!"
Une per veti se du hiq vitin e ri! Veq nji sen me pelqen prej pritjes se vitit te ri e ajo osht "ruska" edhe "bombicat" si pjese e kuzhines tradicionale te viti te ri... dicka si qurra per diten e falenderimeve, edhe keto te dyjat pavrejtshem jane bo tradite e domosdoshmeri ne tryezen e vitit te ri!
Tjerat i urrej! E urrej programin televiziv sadist, kangetaret e kangetaret qe na zgerdhihen me zor prej ekranit, repertoarin bajat te filmave, humorin gati primitiv e banal, deshirat e njejta te politikaneve te cilet na drejtojne duke na trajtuar si retarda...
I urrej pritjet e nates pare, dyte, trete,...n-te... sid cka dreqin festohet nata e dyte ose e trete??? pa lidhje...
I urrej muzikat "live" neper restorane e hotele...fustanat me xixa e teshat kat te burrave.. pa shije zakonisht... me villet prej tyne...
teke e fundit ss'jane te randesishme qejfet e mia!
Vitit te ri spo ja ndin qoshja...ai edhe ashtu po vjen ... desha une apo jo...
e hajde per hajr na kofte pra...

No comments: