Erdh edhe 2008shi, shume ma shpejt se qe e kom prit! Por ai po verehet vetm ne kalendar se ne reality krejt njejte ne Kosove! Ka njihere po me duket si ne filmin "Underground"! Si te
mshelun me nji podrum e tu rrnu cdo dite te njejte! E diku tjeter koha po vazhdon...
Nji shok i jemi thojke "Kur jemi kone te vegjel, thojshim qe ne vitin 2000 kerret kane me fluturu e jom me ec... e erdh 2000shi e na nuk po kemi rryme!"
Une per veti se du hiq vitin e ri! Veq nji sen me pelqen prej pritjes se vitit te ri e ajo osht "ruska" edhe "bombicat" si pjese e kuzhines tradicionale te viti te ri... dicka si qurra per diten e falenderimeve, edhe keto te dyjat pavrejtshem jane bo tradite e domosdoshmeri ne tryezen e vitit te ri!
Tjerat i urrej! E urrej programin televiziv sadist, kangetaret e kangetaret qe na zgerdhihen me zor prej ekranit, repertoarin bajat te filmave, humorin gati primitiv e banal, deshirat e njejta te politikaneve te cilet na drejtojne duke na trajtuar si retarda...
I urrej pritjet e nates pare, dyte, trete,...n-te... sid cka dreqin festohet nata e dyte ose e trete??? pa lidhje...
I urrej muzikat "live" neper restorane e hotele...fustanat me xixa e teshat kat te burrave.. pa shije zakonisht... me villet prej tyne...
teke e fundit ss'jane te randesishme qejfet e mia!
Vitit te ri spo ja ndin qoshja...ai edhe ashtu po vjen ... desha une apo jo...
e hajde per hajr na kofte pra...
Friday, 28 December 2007
Wednesday, 26 December 2007
Foshnja 700 gr-she e coca cola
qfare lidhje kane keto dyjat? Kane edhe shume! Kqyrni lajmet e mramejs prej ores 7 e deri 8 e sygj mos dilni prej shpise per parti e ahengje e xhoging por kqyrni lajmet ne ktv e rtk e pos stolive e frizurave te spikericave, e leximit te lajmeve me intonacione e thekse te reja cdo nate, keni me pa qysh na ne Kosove jetojme me improvizime e me iluzione qe edhe Koperfilldi e Hudini na kishin pase lakmi kur na kishin pa! Veq qe spo hajme biciklla... a po ndoshta edhe po hajme???
Ne lajmet e mramjes ne KTV e kallxun gjendjen ne spitalin e prishtines masi qe Termokosi e ka nal nxemjen, saktesisht e kallxun repartin e neonatologjise e nji foshnje 700 gr ne inkubator e te ciles per me e nxe ja kane shti ne inkubator nje shishe te coca-coles me uje te nxehte!
Nashta ish dashte edhe me e hek prej inkubatorit e me shti ne kuti a gajbe! E inkubatorin me marre me ja gjujt prej katit te shtate drejt e ne kry drejtorit te Termokosit!!!
Veq nji sen jam e sigurte se kjo foshnja ka me pshtu se na e kemi te perfeksionum nji far mekanizmi mbrojtes edhe te mbijeteses deri ne maksimum se perndryshe keta udheheqesat tone na kishin zhduk faren deri tash!
P.S Coca-cola kish mujt me e shfrytezu kete rast per marketingun e vet...

Bekim Fehmiu- ku e lam e ku na mbeti
Pas Aleksandër Mojsiut, Bekim Fehmiu mbetet aktori më i madh shqiptar i shekullit XX (e ndoshta edhe të XXI) deshëm në apo jo ta pranojmë këtë. Të kujtojmë vetëm një pjesë të krijimtarisë e të arriturave artistike të Bekim Fehmiut:
Pasi që kreu Akademinë e Arteve në Beograd, ai bëhet anëtar i Jugoslovensko dramsko pozoriste, atëbotë teatri më i mirë në ish Jugosllavi. Në Vitin 1967 jep dorëheqje në këtë teatër për shkak të tretmanit joadekuat të tij dhe bëhet artist i lirë. Ka incizuar një varg serialesh dhe filmash njëri prej të cilëve është filmi me sukses të madh “Mbledhesit e puplave” i cili fitoi dy shpërblime në festivalin e Kanit, Francë, në vitin 1967 dhe është nominuar për çmimin OSKAR të Akademisë amerikane të filmit. Pas këtij filmi, fillon edhe ndërtimi i karrierës ndërkombëtare të tij, dhe ai arrin të bëhet YLLI I PARË NDËRKOMBËTAR i trevave të ish Jugosllavisë. Më pastaj, ai nënshkruan kontratën me producentin italian Dino deLaurentis. Bekim Fehmiu vazhdoi të luan nëpër filma anembanë Evropës, SHBA, Amerikës Jugore, Afrikë dhe Azi!!!
Xhiroi filma në gjuhën shqipe, serbo-kroate, maqedone, rome, turke, spanjollishte, angleze, frenge dhe italiane.
Edhe në ditë të sotit, shiqohen filmat dhe serialet në të cilat aktroi: Odisea e Homerit me Irena Papas, Avanturisti i Harold Robinsit, Dezerteri me Xhon Hjustonin, Licence to kill me Ava Gardnerin, Dik Bogartin, Frederik Forest, Timoti Dalton, aktroi me Robert Souo, Marta Keler...; Libera, dashuria ime me Klaudija Kardinale, Salon Kiti me Ingrid Tulin, Helmut Berger… dhe shumë të tjerë. Për të marrë rolin në filmin Avanturisti iu desht ta mësoj gjuhën angleze për dhjetë javë! Ndërsa në një gosti e cila shërbeu për paraqitjen e tij si yll i ri para emrave të mëdhenj si Olivija de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnaj, Fernand Rej, Alen Bedel, Rosana Braci, Sharl Aznavur, etj. Bekim Fehmiu u paraqit në veshje tradicionale shqiptare.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai xhiroi mase pesëdhjetë filma në të cilat luajti kryesisht rolet kryesore.
Krejt në fund, në përfundim të mileniumit të dytë dhe në prag të atij të tretit, kur nëpër botë zgjidheshin “më të mirat” e mileniumit të kaluar, Bekim Fehmiu nuk u harrua nga gjinia femërore në Itali dhe hyri ne kategorinë e meshkujve më seksi të shekullit të kaluar!!!

Monday, 24 December 2007
Minus pesedhete ne Prishtine
Edhe pingvinat mu merdhi ne kete kohe!
E po rritet numri i atyre qe po zajebatin popullin e shkrete! tash pos KEK-ut e ujesjellesit si zajebant i trete ne top listen e javes se kaluar u rendit edhe ngrohtorja! Kush kish thone qe pos pavaresise, rrymes, ujit ka me na mungu edhe nxemja! WELCOME TO KOSOVO!
Miq te nderuar top lista e zajebantave per javen e kaluar eshte si ne vijim:
1. KEK
1. KEK
2. Batllava e Prishtina (ujesjellesi)
3. Ngrohtorja
Gjasat jane te medha qe KEK-u mu shpall shampion per 2007 e besa edhe ZAJEBANT I MILENIUMIT!
p.s qe nji foto e jemja para boro-ramizit!
Tuesday, 18 December 2007
O sa mire mu kon shiptar...
... e mu kone ne stadion mrame e mu knaq tu repovat me 50 Cent-in! I vdekte nona baba kush nuk e vnon sim kartelen IPKO!
Hera e pare qe jom ndi 100 % proud qe jam shqiptare edhe qe jetoj ne Kosove!!!
Mu duk thuse nuk jam ne Kosoven e mykur po diku ne naj vend normal! Le qe atmosfera xeher, po organizimi, djemte e qikat, performansa, publiku, qika jeme reperka 11 vjeqare bashke me nji shoqen te vet, shoqja jeme reperka "plake", ... Kur se kisha besu qe mundet diqka e ngjashme me ndodh ne Prishine! boll mo me improvizime te llojit vet! Neve na duhet diqka konkret si kjo!
Veq o dashte dikush me ardh e me vnu nji zile te xhamit ne stadion e me e gjujt masnej nje bombe atomike jashte stadionit! Ta nisim kombin prej qatyne 20 mije vetave! Qasi njerez i vyn ketij kombit mu shumu! E me e perfaqesu!
Hallall IPKO! Hallall cdo cent qe ki me ma marr ne te ardhmen! vdekte nona baba kush se nderron sim-kartelen me ata te IPKO-s! Une per veti menjihere! KJo osht e e vetmja gje qe muj me bo per IPKO-n!

Friday, 14 December 2007
Situata energjetike ne Kosove...
... shume ma e mire se ditet e kaluara! 4 me 2 per reduktimet!!! Me 4 ore rryme njeri i kryn tona punet! E masnej ulet e pushon 2 ore! KEK-u indirekt po perkujdeset per grate e Kosoves edhe per barazine gjinore!Me kete logjike, nese gruja flen 8 ore prej 24 oreve, atehere i mbesin 16 ore tjera me punu! Prej 16 oreve, KEK-u perkujdeset qe keto me punu vetem 12 ore e 4 me pushu! Ku keni pa ju vend ne bote ku punetoret kane pauze 4 ore ne dite!!! A? Veq te na? Edhe ato shoqatat e grave asnjehere as faleminderit as bereqatversin KEK-ut qe po i pshton prej punes!
Ne ane tjeter, efikasiteti i punes osht shume ma i madh se kur ka rryme 24 ore! Se me 24 ore rryme, grate shlirohen e nuk bojne sen se thojne "kam kohe tone diten" e me reduktime te rrymes nguten mi bo krejt per qato 4 ore sa kane rryme. E besa edhe nataliteti spo hek keq me reduktime...
Nese merret parasysh kjo logjike, atehere, duhet bere thirrje KEK-ut me na kthy orarin e reduktimeve ne 3 me rryme e 3 pa to!

Wednesday, 12 December 2007
Ngjashmeria mes neve edhe britanezeve...
Eshte se skena kurgjo te perbashket! Shyqyr! Se sishim kone atehere 2 milion po nja 200 mije!
Veq sa lexova qeta: Ne baze te hulumtimeve statistikore vetem nja prej te rriturve ne Britani te Madhe don me pase femije. Ata besojne edhe konsiderojne se bota ne te cilen jetojme osht shume e rrezikshme per femijet (budallte). 70% e te anketuarve kane thone se terorizmi osht nje prej arsyeve kryesore pse keta nuk dojne me pase femije! 60% ka deklaru se i tuten lajmeve qe i kqyrin per dite ne TV, e 40% osht shume e brengosun per ndryshimet klimatike!!! (qfare budallsh!)

Jupiiiiiiiii
Me paska marr malli me pa reklam te duhanit neper billborda e jo ato facat gjysem retarde, me buzeqeshje te ngrire e rrudha neper 99 % te faces, qe as fotoshopi smundet me ju ndihmu!!! Nashta ja nisi prap edhe cigare me pi ne shenje falenderimi ndaj fabrikave te duhanit qe ma kane kurys sistemin nervor, syte, shendetin e besa edhe energjine qe kesh e gatshme me sakrifiku me i qky vete krejt ftyrat e billbordave!!!
Welcome Karelia, Pershendetje nga Rovinji, kaubojat e Marlboros,...
Ne shenje mirenjohje ndaj te lartpermendurve i boj thirrje popullit qe sa ma shume me e thith... duhanin!
Moto jona le te jete TA THITHIM DERI NE VDEKJE.COM!

Tuesday, 11 December 2007
Gur pa levizur... gur pa levizur... krenohu... gur pa levizur...
Minimum tete vjetet e ardhshme kisha pase qef mos mi ndegju qeto fjale, emra e fraza: Statusi i Kosoves, Negociata, Ekipi i Unitetit, Serbia, Koshtunica, Tadiqi, Lavrovi, Trojka, "gur pa levizur", zgjedhjet lokale, Krenohu, ...
Meshire...
Meshire...
Saturday, 8 December 2007
Per Vizuelet...
Ne filluam së bashku një rrugëtim të ndërtimit të qytetit tonë. Ëndrrat tona ishin dhe janë që Prishtina të bëhet qytet i cili do të jetë krenaria jonë- qytet i jetës, i vlerave kulturore, i rinisë, i zhvillimit ekonomik dhe social, Kryeqytet i Kosovës - qyteti i perspektivës. Kjo rrugë e entuziazmit dhe dashurisë për qytetin me të cilin u rritëm, do të bëhet me vizion të ri, me qasje të re. Unë jam këtu, së bashku me ju, në një proces të zhvillimit institucional dhe të pjekurisë politike. Kryetari që ju do të zgjedhni do të jetë përfaqësuesi i dalë drejtpërdrejtë nga vota juaj...
E spo thote kurgjo per struje bre???
ISA a FATMIRI?
Adhurues te bllogave palidhje, pa qellim e te disorganizum si ky, kurre soshtvone me shtru kete pytje: a osht mire qe ka fitu ISA a o dasht me fitu FATMIRI?
Une skam najfare mendimi te qarte e te kuptimte (ish kone qudi me e pase) ... veq nji sen e di se ma keq as nuk bohet me fitoren e Ises e as sish bo te kish fitu Fatmiri! Se per keto 8 vjet s'lam sen keq pa i bo Prishtines!!!

Friday, 7 December 2007
Syte mu kane qorru tu lexu stripa! Sa Alan Fordi, sa Blek Stena, Mikijev Almanaha, Zagora, et. kukuku...
Per ata qe se kane lexu kurre Alan Fordin verzionin kroat, prej te majtes ne te djathte ne kembe: Alan Fordi, Sir Oliveri, Jeremija, Shefi, Grunfi, Plutoni (qeni), Bob Roku, Broj Jedan (plaku ne kolice e qe i ka nja 300 vjet). Fatkeqesisht, spo me kujtohen emrat e papagallit edhe asaj kafshes te vogel te Shefit! Sori (:
A bohet Prishtina najhere e bukur?
Thursday, 6 December 2007
Welcome to MY blog!
This is My blog because this is MY blog! This is ONLY MY blog! Because it is MINE!
Kuku kuku per ORA-n
Partia e cila gjatë mandatit të saj, edhe pse me një numër relativisht të vogël të deputetëve ngriti fuqishëm zërin ndaj keqpërdorimeve të ndryshme, kërkoj interpelanca për sa herë me radhë, deputetët e saj u zgjedhën më të mirët, të pakoruptuar.
Çka bënë tjetër?
Lideri i saj Veton Surroi, anëtar i Grupit të Unitetit mori pjesë në takime të panumërta negociatore, mbrojti stoikisht qëndrimin e delegacionit të Kosovës për pavarësi. U ftua nga organizatat e ndryshme dhe forumet e ndryshme, ku mendimi i tij vlerësohet lartë nga të gjithë pjesëmarrësit e tyre. Morri pjesë në debate dhe emisione televizive ku gjithmonë pa dorëza dhe më një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për të gjithë, e jo vetëm nga ata vetë. Foli 100% shqip! Veton Surroi, ishte një nga dy kryetarët e vetëm të partive të cilët morrën pjesë në debatet televizive paraelektorale. ORA ishte një nga dy partitë e vetme e cila në garën për pushtetin komunal për kandidat pati femër!
Partia ORA ishte e para dhe e vetme e cila përshkoi këmbë gjithë Kosovë dhe u njoftua me hallet e popullit të varfër e të harruar nga pushteti.
Çka nuk bëri Veton Surroi e ORA?
Nuk e shfrytëzoi fushatën parazgjedhore për të gënjyer popullin se me ardhjen e tyre do të na kanë lakmi madje edhe amerikanët, ashtu siç bënë partitë tjera. ORA nuk e shfrytëzoi varfërinë e popullit në favor të vetin, nuk manipuloi me skamjen vetëm e vetëm për të fituar një copë nga kulaçi i quajtur pushtet! ORA nuk premtoi të holla për të marrë pjesë në tubimet paraelektorale të saj e as atyre të cilët do ta votojnë! ORA nuk e deshi pushtetin me çdo kusht! ORA deshi vetëm të vazhdoj të punoj drejtë e në dobi të qytetarëve të Kosovës, ashtu siç kishte bërë që nga krijimi i saj! ORA nuk harxhoi me qindra mijëra euro si mjet për të ardhur deri në pushtet! Jam e sigurt, se po t’i kishte këto të holla, ORA do t’i investonte në ndërtimin e ndërtesave kolektive për të raste sociale e jo për postera, billborda, thirrje telefonike të kota, sms mesazhe, reklama të panumërta televizive. Jo, këto nuk do t’i bënte ORA për të cilën unë votova dhe do të vazhdoj ta votoj deri sa të ekziston! ORA, ju qytetarë të cilët nuk e votuat nuk e do pushtetin me çdo kusht! Ajo do Kosovën dhe qytetarët e saj shumë më tepër se sa pushtetin e të hollat!
Çka bënë 36 % e qytetarëve të Kosovës të cilët dolën në zgjedhje?
Ata votuan të gjithë ata të cilët i mashtruan prapë ose për të parën herë, rranë grackë e premtimeve të kota dhe të parealizueshme, u rreshtuan pranë hajnave të njohur botërisht apo vetëm në Kosovë, ata të cilët keqmenaxhuan paratë tona, të cilët luajtën me nderin dhe krenarinë tonë, nuk na dhanë rrymë e jetë të mirë për sa vjet, të cilët përbuzën mësuesin, mjekun, pensionistin, fëmiun. Votuan diletant dhe diletante të politikës, amator në profesione të tyre, lakmitarë të pushtetit!
Qytetarët e Kosovës lanë jashtë lojës një njeri për të cilin me plot besim mund të them se është i vetmi i cili din të bëj politikë, si atë ndërkombëtare ashtu edhe në vend, atë njeri i cili politikën e ka traditë, zanat, din ta bën më mirë politikën se sa të ha bukë ndoshta! Njeriun i cili nuk i dridhet as zëri e trembet syri para sheshelave, millosheviqave, jeremiqave, e krijesave tjera të këtij lloji, liderëvë të mëdhenj botërorë si Bush, Merkel, Sarkozy, …

Subscribe to:
Posts (Atom)