Monday, 4 February 2008

Mesazhi 2 nga Ministresha e bllogjit

Thash pe boj nji pauze mos po vjen pavaresia e ta fshiva shpine, e i lava xhamat, oborrin, perdet, e ti hina masnej nderteses ku punoj me domestos, e ta rahatova per merak po .... kurgjo! Jo sot jo neser, jo me te 10, jo me te 17tin,...jo ne mars, jo mas kesaj, jo mas asaj, jo mas zgjedhjeve ketu, jo mas zgjedhjeve aty, jo mas karnevalit ne Brazil, mas festivalit te bores e akullit ne Saporo, ...boll bre mo se marrum! Krejt pacientat e pavaresise jena bo! Nuk ish kone cudi qe me ja nis kolektivisht me shkun kryt ja me fol vet me veti...
Ne anen tjeter, kryeministri s'po priton me na shti inatin tu thone qe e din daten po spo don me na kallxu, po na thirrin me festu qete e me "dinjitet" (o sa shume e kemi dhunu kete fjale), po thojne qe jane nda 1 milion ojro per me festu pavaresine, sa kingji sa birra mu ble me keto pare, po thojne qe hotelet spice me gazetare, e pavaresia kerkah!!!

S'po di a osht qellimi me na lodh me na kput e masnej mos me mujt as mu gezu, as me festu e besa edhe mu idhnu e perla me ata qe jane kunder saj! Me na topit ndjenjat me pritje! Ne fillim te gesueshem qe po vjen, masnej pak nervoz, masnej shume nervoz, masnej te unte, te lodhun, pa ndjenja, pa energji... jo ishalla!

1 comment:

Anonymous said...

tash ke fillu me kuptu tripin e pavarsise, mundohu te pavarsohesh nga pavarsia, nga pritja per pavarsine, nga kryeministri i pamvarsise etj etj