Thursday, 17 January 2008

Ka ardh koha qe Fita mu bo famous!!!

Prej 99tes deri 2002ten punojsha me nji NGO me nji projekt per femijet problematik. Po para se me rra ne kontakt me fmite problematik, i patem mar fmite e mahalles sa mu ushtru...dicka si minjte e bardhe!
Para se me fillu storien per Fiten, mire osht me dite qe na qe punojshim aty jemi kone nji ekipe shume e qarte, ne mesatare nja 10 veta se disa shkojshin e tjerte vishin, por gjithmone shkojshin te qartit e vishin edhe ma te qartit! Secili karakteristikat e veta ndryshe prej tjetrit! "Drzhave" ne vet! Ose "pacient" me diagnoze ndryshe! Po krejt funkcionojshim perfekt! Si sahati i Zvicres!
E kur fillun me na ardh fmite e kojshive, pat ne mesin e tyne shume femije interesant... dy bineq gjithmone me xhempera te njejte e qe skish shansa mu dallu, e qe e kishin edhe nji vella pak ma te madh e qe e veshke xhemperin e njejte me bineq, masnej A. me sindrom te Down-it, nji qike qe shitke cigare, ... e ne mesin e tyne edhe Fita!
Fita perndryshe ish prej Millosheves, e mas luftes e kish "zaptu" baba i vet banesen ne Prishtine e keshtu qe e gjithe familja ish ardh ne Prishtine me punu e me u shkollu... perpos Fites... Fita hala vujke per katunin e vet, shkolla s'i shkojke bash mire, e as shoqnia me bashkemoshatare...
Fita shkojke ne klase te trete, po u tutshim qe klasa e trete ka mu kone ma se shumti qe Fita ka me arrit me kry prej shkolles .... se s'i shkojke hiq! Nese kishin vjershe me mesu, Fita "luftojke" me secilen strofe... vjersha "Roboti" ja ka honger ymrin! Kur i mesoi mire dy strofat e para prej gjithsej tri, gezimit te Fites s'i vike fundi! E ka ndodh me recitu "robotin" 5-6 here per disa ore! E kur na vike naj "delegacion" i donatoreve, na menjihere per "nder" te tyne e shtishim Fiten me e thone "Robotin"! Gezimi i tij...
Fita ka pase pergjegje per gjithcka... s'ka pase sen qe ky s'e ka "dit"! Ne pytjen tone "cka osht dicka qe i ka shate koka e dy kome" Fita thojke "zhaba". E kur e vetshim "Cka osht dicka qe ika dy koka e shtate kome" Fita thojke "Zhapini!!!". S'ka me Fiten!
S'ki mujt me nxon ngusht!
Si vjershat, Fites i shkojke "mire" edhe matematika!
Kur e pytshim "Fite sa bojne 2 kg molla plus 1/2 kg molla" ky thojke "Nji llastik molla"!!!
E nji dite kur e patem nji kviz me fmije, ne pytjen tone "Tregoni nji shtet anetar te NATO" Fita u pergjegje "AMERIKA"! E tu bom vesvese mos u semu Fita! Mos nuk osht mire najsen! S'ke dicka e zakonshme me dite Fita pergjegjen e sakte!!!
Heren e dyte kur na ka befasu, e ka dite sa bojne 5 plus 3!!! "Tete" tha qpejt e qpejt! E na ja kontrollum edhe xhepat mos ka digitron, s'kish, e pytem kush i ka peshperit, kerkush tha!!!
E kur i pytshim fmite cka dojne mu bo kur te rriten, Fita e pati pergjegjen ma origjinale "Kondukter ne autobusin Prishtine-Podujeve!"
Qe ky ka qene Fita... ne fund u kthy ne katun...s'di cka u bo me ta!
Keni hup shume ne jete qe s'e keni njoftu!
Une kom fitu shume!

1 comment:

fratko said...

ej shume zhurme per asgje, qyky send
sja shtojshe bile nji foto
ekhekheheh