Wednesday, 12 March 2008

Under menthal reconstruction

Blloxhera te nderuar,

per shkak te ca pengesave bllogu osht perkohesisht i mbyllur e JONtra osht ne rindertimin e shendetit mental te vetin!

Deri sa nuk rregullohet gjendja ne vijat e trunit te Jontres, merrni plotesoni fjalekryqa a luni pikado, ju qe keni femije shfryne mllefin e juaj ne ta, shkruni poezi palidhje, boni cka te doni, gjinduni vet se eshte gjendje emergjence! Gjendje krize... mobilizohuni!

Hajt

Monday, 25 February 2008

Go Ireland Go!

Tu surfirat neper internet, e gjeta kangen e cila ka me perfaqesu Irlanden ne Eurosong! E qe tash kqyrni sa rendesi po i japin shtetet tjera Eurosongut! Perderisa na u ligem mas tij...

http://www.index.hr/video/film.aspx?id=910

Friday, 22 February 2008

Kosova ne eurosong 2008?!

Mendova per cka kisha mujt me shkru e mos me tingellu e deshperuar apo larg koft edhe me ja prish disponimin lexuesve te pakte te blloxhit tem. Une per dallim prej tjereve, nuk e respektoj ate parollen :Kur jam une keq le te shemet bota! Kur jam keq, mundohna me mshef e mos me bo obvious! Se e di qe kam qasi armiq qe mezi presin me ma pa deshperimin ne ftyre! Keshtu qe na!!! S'ju jap qate kenaqesi!
Prandaj, vendosa mu bo kishe kurgjo so ka ndodh e me e shtru nji dileme "madhore" per popullin shqiptar ne keto momente! A kena shansa me shku ne evrovizion sivjet???
Per veti, s'jam najfare fansi i evrovizionit po me njonen prej gazetave qeto dite e pash dilemen e autorit mbi kete ceshtje, e thash garant gjysa e ma tepr ndoshta e popullit osht i dhan mas evrovizionit! E thash, te ves s'e s'bohet nomi...
Interesant, skom pa, apo ndoshta edhe gaboj popuj ma te kallt mas evrovizionit se na ne Kosove, Shqipni, Turqi, e Serbi!
Cope bohemi deri sa ta zgjedhim kangen edhe masnej tu debatu rreth saj! Sa pluhni qohet para edhe pas evrovizionit! Taman qetesohen demonat e everovizionit te kaluar kur qe ky tjetri u afrua! Masnej a osht kanga keshtu e ashtu, a osht majft patriotike, a ja bojme bajat kojshive me te, a qojme mesazh te mire ne evrope (te mjeret na gjithe tu u mundu me qu mesazhe dikujt) , thuse evropa i cileson njerezit edhe i krijon politikat vetem ne baze te kanges se evrovizionit! PO mu kone ashtu Turqia e Serbia s'kishin pase sot telashe me te njejten Evrope!
Keshtu qe, thash, ish kone mire sivjet nashta me na u plotesu edhe qajo deshire, mos me pase nevoje me prit edhe nje vjet! Edhe ashtu na kane ngul pak ne Shqipni keshtu qe ish kone nje fare satisfakcioni i dyfishte nashta! Ose i trefishte! Ja kishim bo bajat maspari Serbise, masnej Shqipnise e ne fund e kishim pase mundesine me e qu naj porosi ne Evrope!
A?

Wednesday, 20 February 2008

17 shkurti 2008 ne foto









Edhe dicka...

Edhe pse nashta nuk osht shume e randesishme, por qe mu po me intereson: kush i pari e ka pranu Kosoven prej shteteve bre??? Do media thane Turqia, do Amerika e ka pase edhe asi qe thane Afganistani!!!
Bile ne qato media qe pohojshin qe Afganistani e ka pranu i pari Kosoven u propozojke shpallja e kryetarit te Afganistanit si qytetar nderi i Prishtines ?!

Kush e ka pergjegjen ne kete pyetje te argumentume normalisht, e fiton te drejten me lujt kuizin e madh te cilin ka me organizu blloxhi per vitin e ri 2009!

Hajt tash... preliminaret kane filluar!

Zi e ma zi

More po na shkojne rumunet nga Kosova! Qyqe cka bojme pa ta??? A ka dicka ma zi per nje shtet taze se me u mshel zyrja rumune ne menyre demonstrative? Me ja kthy rumunet shpinen??? Per mendimin tem s'ka! Shume shume keq i kemi punet... s'ka rumun ne Kosove... s'ka mo pushime verore ne Rumani, skijim, mallera kualitative rumune, s'ka mo fuqi boterore si Rumania me na mbeshtet,... ma mire me na pase ra far smundje ngjitese ja termet se qe na ka ndodh kjo!

Cka bojme tash na??? Ndoshta osht ma se mire me e anulu deklaraten e pavaresise veq le te na kthehen rumunet!!!!

Nese ka nevoje po ja u qojme edhe nji kerkim falje ose e-greeting qe jemi bo pishman edhe qe kurre mo skemi me shpall pavaresine veq mos te idhnohen ata!

A osht kush per???

Tuesday, 19 February 2008

S'muj pa thone dicka ...

... ne lidhje me vet nenshkrimin e deklarates svaresise me 17 shkurt!

S'muj pa e bo te njohur faktin se sa shume me dhemb mungesa e nenshkrimit te deklarates nga Veton Surroi e anetaret tjere te grupit parlamentar te ORA-s!
Ne veqanti me dhemb fakti qe kete dite te madhe, Veton Surroi e ka percjell nga anash perderisa shume deputet e depuTETE fare nuk e kishin vendin aty! Spo muj me besu qe emri i disave nga keta, ka me hi ne histori e ka me figuru ne deklaraten e pavaresise! Disa qe per kete pavaresi, veq jane fenirat apo i kane ly thojte! Apo e kane perkrah prej najfare dhome te nxehte e te sigurte ne naj qosh te dynjase!

Po me vjen keq qe kete mundesi nuk e paten edhe disa te tjere te cilet me nuk jane ne mesin tone... si Agani, Rugova, Jashari,...

Cdo dite e ma shume po bindna qe ka ma shume padrejtesi ne kete bote se sa drejtesi!

PAVARESIA JEME :)


Monday, 18 February 2008

NEW BORN


Prej krejt ceremonise se pritjes se pavaresise, ma se shumti me ka lon pershtypje ngritja e obeliskut NEW BORN para pallatit te rinise! Jo vetem qe idea ka qene xeher, po edhe muzika e te rinjte qe ishin mbledh aty e krijonin nje pershtypje qe pernime jemi pjese e barabarte e Evropes dhe botes, jemi te civilizum edhe modern, ne hap me kohen!


Ne anen tjeter, edhe koncerti i Filharmonise se Kosove ka qene shume mbreselenes per mu, e poashtu ne nivel boteror! E fishekzjarret jane kone krejzi krejt!


Hallall ideatoreve dhe krejt atyne qe kane qene te angazhum ne keto dy organizime!


Edhe pse s'e pata per qellim me i qit anet negative (edhe pse te pakta ato ekzistuan ne keto dy dite), skam qarre pa e permend vetem nje leshim te keshilleve organizative te dites se djeshme! Mungesen e majicave, kapelave apo shallave me mbishkrime te ndryshme! Prodhimi i tyre, nuk kerkon shuma te medha parash, po e japin efektin e vet! Une per veti, mezi ja kom gjet qikes teme nji majice me mbishkrim ne lidhje me Kosove!


Ne sene tjera s'po hy se nuk e meritojne me e prish tripin edhe imazhin e mire te Kosoves qe kjo e dergoi dje ne tere boten!



Per hajr Republika e Kosoves



Mu shume po me pelqen flamuri i ri... shume bashkekohor po me duket! E sidomos po me pelqen harta e kosoves ne te... veq se kam te qarte ku mbeten ashkalite e egjiptasit si yje ne te!

Po nejse, per hajr na kofshin edhe shteti edhe flamuri!

Friday, 15 February 2008

Edhe nje thike ne shpine

Eh, edhe nje thike ne shpine e hongra, mu ka bo shpina plot me sheja prej thikes! Ma kane fut thiken ata qe deri dje ma kane rreh shpinen, sa here qe kom fol a bo dicka, ma kane rreh e po get kane lyp vend te lire ku me mshu me thike! Kane prek, hulumtu, parapregatit terenin, vertetu qe kur te ma mshojne me dhimt! Po kane gabu! Kane desht me mshu afer zemres, tu mendu qe aty dhemb ma se shumti, po jane zajeb, se une zemren e kom mbeshtjell me material te forte qe nuk len tulifare thikash me depertu! Jo prej shpines! Veq ato thikat qe me vijne kur jemi sy ne sy! Se keto thikat tinzare, prej tinzareve, sen nuk me bojne! Veq me forcojne edhe ma shume! Me kalitin! Mas seciles te mshume me thike, une bohna edhe ma e forte, ma e mencur, ma e pregatitur per te ardhmen, per thika te reja! Thika e pare o kone e veshtire! Te tjerat jane si pickime te mickonjave! Kurgjo ma teper!

Tuesday, 12 February 2008

DepuTETET e Kosoves

Nese keni pak kohe te lire, ju sugjeroj me e vizitu web faqen e kuvendit te Kosoves e me "u njoftu" per se afermi me secilin deputet e depuTETE te kuvendit te Kosoves. Veq sigurohuni qe afer juve ne keto momente mos mu kone ndonje femije ma i ri se 8 vjet, najkush i smut prej zemres, frizer profesional apo naj shoumen i mire qe mundet ato foto me i shfrytezu ne show-un e vet.
Nese i lojme anash burrat e kuvendit, se prej tyne as nuk pritet mu kone te pashem, te friziratur e te shatiratur, se jena mesu qe burrat mu kone burra me sa ma shume rrudha neper ftyre ne tona drejtimet e mundshme, gjys apo krejtesisht çela, me tesha te zeza ose ngjyre hini mshelte...
Po sa i perket grave, as prej tyne nuk presim mu kone a la Anxhelina po bile e presim nje intervenim te frizerit e jo frizuren "a la veq i lava floket e i terra pa fen"! Nonen ja kajsha krejt ato grate pos nja dy prej tyne i kane frizurat edhe "look"-un thuse jane kone tu fshi me paqaver e ka ardh fotografi e ju ka thone "a bon veq pak" e ato e kane gjujt paqavren e kane fshi djersen prej ballit e jane fotografu!!!
Veq nji sen osht ma ndryshe prej deputeteve te kaluar, jane vetem nja dy-tre qe kane permend njohjen e gjuheve serbe edhe kroate si gjuhe te huaja!!! Perparim se jo mahi! E mi vet edhe keta dy-tre nja dy pyetje ne kroatisht (e qe pernime ekziston edhe ka mjaft dallim prej asaj serbe) jam ma se e bindur qe s'kane mi marre vesh!! Se kroatet e kane kompliku gjuhen e tyne me nji milion fjale palidhje me tendence me tingellu sa ma kroatisht e ne asnje menyre mos me asocu ne serbisht!
Po nejse... ske kjo tema e bisedimit... najhere tjeter kom me elaboru dallimin ne mes te ketyne dy gjuheve... deri atehere, sugjerim depuTETEVE... SHPEJT TE FRIZERI i pare ne mahalle!

Monday, 11 February 2008

Billkllintonizimi i bizneseve

Ne Kosove, jo vetem qe merremi me telashet brenda shtepise tone (si pavaresia psh), jemi shume te interesum edhe per garat per kryetarin e Amerikes. Me nji inercion te pashmangshem, shumica e kosovareve e perkrah Hillari Kllintonin ne kete gare. Kete e ben per shkak te angazhimit te saj dhe burrit te saj gjate luftes ne Kosove. Aq shume ju kemi borxh familjes Kllinton, mendon kosovari, sa qe ja ka nis me tepru me kete falenderim nadj tyne. P.sh. nje gurpunues te stacioni i autobuseve e ka emrin "Bill Kllinton Mermer Kosova". Hajt tash ti merre vesh qysh i bjen kjo!

Po edhe ndaj Wesley Clark-ut nuk ka munguar simpatia jone! Njoni prej pronareve te autoshkolles ia ka lon emrin veprimtarise se vet : "Auto shkolla Wesley Clark". Thuse Wesley Clark ka qene vozitesi i formules 1 e jo gjeneral i NATO-s!

Shembulli djathtas e mban titullin e non-sensit No1 ne perdorimin e emrave te atyre qe na ndihmuan ne 99-ten ne emertimin e bizniseve te vocrra apo te mesme! Thuse Bill Kllintoni u kon prej Dragashit e kampion ne pregatitjen e donerit ja qebapave te Banja Llukes!
Rrjedhimisht, s'kam qare pa e perkrah ate verzionin e "moqem" te emertimit te biznisit me prapashtesen IMPEX emrit te perveqem si "Gani Impex", "Aulona Impex" "Mimoza Impex" apo COMMERC si "gani Commerc", "Bali commerc" apo edhe prefiksit TE si "Te cukat", "Te Naseri".... Veq aman mos te ndodh "Hillary commerc" ja "Te Obama"!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!






Friday, 8 February 2008

Monday, 4 February 2008

Mesazhi 2 nga Ministresha e bllogjit

Thash pe boj nji pauze mos po vjen pavaresia e ta fshiva shpine, e i lava xhamat, oborrin, perdet, e ti hina masnej nderteses ku punoj me domestos, e ta rahatova per merak po .... kurgjo! Jo sot jo neser, jo me te 10, jo me te 17tin,...jo ne mars, jo mas kesaj, jo mas asaj, jo mas zgjedhjeve ketu, jo mas zgjedhjeve aty, jo mas karnevalit ne Brazil, mas festivalit te bores e akullit ne Saporo, ...boll bre mo se marrum! Krejt pacientat e pavaresise jena bo! Nuk ish kone cudi qe me ja nis kolektivisht me shkun kryt ja me fol vet me veti...
Ne anen tjeter, kryeministri s'po priton me na shti inatin tu thone qe e din daten po spo don me na kallxu, po na thirrin me festu qete e me "dinjitet" (o sa shume e kemi dhunu kete fjale), po thojne qe jane nda 1 milion ojro per me festu pavaresine, sa kingji sa birra mu ble me keto pare, po thojne qe hotelet spice me gazetare, e pavaresia kerkah!!!

S'po di a osht qellimi me na lodh me na kput e masnej mos me mujt as mu gezu, as me festu e besa edhe mu idhnu e perla me ata qe jane kunder saj! Me na topit ndjenjat me pritje! Ne fillim te gesueshem qe po vjen, masnej pak nervoz, masnej shume nervoz, masnej te unte, te lodhun, pa ndjenja, pa energji... jo ishalla!

Sunday, 3 February 2008

Mesazh nga Ministresha e Blloxhit

Adhurusit e bllogave te panevojshem e totalisht te padobishem si qe ky i jemi, na falni per pengesa e qe nuk e kom apdejtirat blloxhin qe disa dite. Arsyet per kete jane te shumta! Njona oprej tyne osht qe IPKO- provajderi jem i internetit me ka qit ne nokaut qe tri dite me internet ... ma shume skom pas internet per keto 72 sahat se sa qe kom pas!!! Thjesht jom bo pacijent i IPKO-s! Nervat mi kane qkerdhy! Sori valla veq ja kom nis mu bo pishman per tona ato fjalte miradije ne adrese te IPKO-s per koncertin e 50 centit!!! Ma kane nxjerr per hunde edhe koncertin edhe krejt bre vlla me kete internet! Kuku sa here i kom thirr e jom perla me stafin realizues te ankesave te konsumatoreve si une!!! Deri sa ne fund, nuk ja kom nis mi kercnu me dhune fizike te tipit "me ja u ngreh veshte teknikeve" "a me bin najhere ne dore i copetoj!"... Shyqyr gjendja nuk "eskaloi" ne nje dhune permasash katastrofale per ta... nafaka e tyne :)))
Masnej edhe skesh ne pune nja dy dite... dicka jam pa qef e motivejshn! Qysh me pas kur ne triller o shendru krejt! Po spo foli qetu per pune se s'osht apropriejt!
Neser ne pune... dita e re, nafaka e re... ishalla ka naj befasi ne gazeta neser e ma ndreqin disponimin... e na qelin gojen e traqavemi...

deri neser, fleni dath... mos u halitni...

Wednesday, 30 January 2008

700 qene kane mu "masakru"

Po thojne gazetat qe ka fillu aksioni per vrasjen e 700 qeneve endacak ne Prishtine. Shtrohet pyetja: qysh po e din qe jane 700 qene??? A o bo regjistrimi i qenve endacak a???
Qellojani kush po e bon eliminimin e qejve endacak??? HORTIKULTURA!!! A??? Hortikultura e luleve!!! Tash po vrajne edhe qejte! Mos u quditni qe ja nisin edhe mevlyde me knu! Me zerim normal!
Edhe dicka: qejte kishin mu vra cdo te hane, merkure edhe te premte deri sa nuk t'i vrajne te 700tit!
Ndiva qe shoqata e gjuetarve (te ciles ja ka marre buken Hortikultura) kish vra vjet nje qen per 5 euro! Vitin e ardhshme du mu lajmeru une e me vra nji qen per 2 euro e gjys!!! Me thike!!! keshtu qe dy euro me mesin ne xhep!!!
1, 750 euro boll me ble nji mobill te mire edhe nji kozhnjak!!!

Hoxhanesha luanesha




kush ka thone qe marketingu ne Kosove ska ec perpara le te kqyr argumentin ne vazhdim!!! Na marketingun e kemi ne gjak, ne gjene nashta (duhna me vet Dacin) ... pa marre parasysh a e kemi te kryme ekonomine apo teologjine, marketingun e bojme deri sa te thush keks!!!



Ani edhe zerimin e vet tipka!!! Du me thirr, e mi propozu ortakllek! Qe hoxhinica e firmes teme me xhiru me kamere mevludin e masnej me i shumezu DVD-te e mi shit pjesemarreseve!!!

Ose e boj vet kete biznis more.... ideja jeme...

Tuesday, 29 January 2008

Sot e kemi BAJRAM


Ihaaa.... ma thej sot pasha buken!

Kqyreni me vemendje kur ka lind ky tipi e kur ka vdek! Kontra me ate qysh po duket!!! Ani teksti poshte....brrrrr,... triller :)))

Nese ju pelqen belly dance, e skeni ide cilat...

... ushtrime mi praktiku vet te shpija.... edhe nese e keni nji orman... atehere jeni "saved" edhe jeni kandidate potenciale per QKUK!!!

Big Sister is waqing you


Qe nji ide revolucionare qe duhet mu shumezu neper krejt komunat! Mundesisht me pase edhe transmetim direkt ne TV!!! edhe mu thirr Big Brodher mundesisht!!! e masnej me ju bo bajat big brothercave neper dynja!!! Plus skemi nevoje me pagu per te drejta autoriale se ky i joni osht BIG BRODHER!!! Si Reabok i tynihershit ose ADIBAS!!!





Monday, 28 January 2008

Mos thuni masnej qe bllogu jem spo i ploteson standardet

AB Kosova’yı Görüşüyor
Avrupa Birliği üye ülkeler Dışişleri Bakanları Brüksel’de bugün Kosova’yı ve Kosova’ya AB misyonunun gönderilmesi olanaklarını görüşecek. Sırbistan’da önümüzdeki Pazar günü yapılması öngörülen başkanlık seçim sonuçlarının etkilenmemesi için birçok Avrupa ülkesinin sonuçların beklenmesi isteminde bulunması nedeniyle, bugün Avrupa misyonunun gönderilmesi kararının benimsenmesi beklenmiyor.
Brüksel’de bugün görüşülecek konular arasında Sırbistan’ın Avrupa Birliği ile İstikrar ve Ortaklık Sözleşmesinin imzalanması olasılığı da yer alıyor. Ancak bu sözleşmenin de bugün imzalanması beklenmiyor.Bu arada Priştine’de Kosova bağımsızlığının ilan edilmesinin saatler ve günler meselesi olduğu belirtiliyor. Almanya Dışişleri bakanı Frank Walter Steinmaier diğer Avrupa ülkeleriyle birlikte Almanya’nın da bağımsızlığı tanıyacağını ifade ederken, Britanya Dışişleri Bakanı David Miliband ta Avrupa’nın Kosova’da sorumlulukla üstlenmeye hazır olduğunu belirtti.

Saturday, 26 January 2008

Nje dite pak ma ndryshe ne PR

Une si adhuruse e gjerave te reja e qe e prishin mononine, sot e pata nje dite te "jozakonte" e ndryshe prej pese diteve te javes qe kadale po e lojme mrapa.
Me mengjes (cca 10 qe per mu osht GOXHA mengjes gjate diteve te fundjaves) u qova, shkova bleva djath te Sjenices ne pazar te vogel (oh sa moti skom ble djath- kjo osht detyre kryesisht e nanes teme), djathi u bo 5 euro killa keshtu qe armatosuni me rape kur te dilni me ble djath...
prej aty shkova ne Germi, prej liqenit deri te villa germia edhe mrapa shkova tu ec, pak mi zgat komt e mundesisht edhe me te hollu ate pjesen ma masive te trupit, e masnej tu u kthy dola nga autobusi te shkolla e mesme teknike... tu kalu prane tyrbes, shoqja jeme qiti pare e mendoj nji deshire, e edhe une vendosa me bo te njejten... gjujta pare ne tyrbe e deshirova shnet per qiken teme... o kuku pasna harru pavaresine me deshiru...
e menjihere mas sahat kulles, nja pese metra prj tyrbes, hyna me nji dyqan te çuditshme ku nje njeri has "esnaf" i vjeter, shitke melmesa prej ma te ndryshmeve, gjysen as kur s'i kisha ndi e as mbajt ne dore, e kish edhe sene qe shnosshshin semundje te ndryshme. Masi ja hongrem "ymrin" tipit nja 20 minuta tu vet qysh cka thirret e per cka perdoret, e sa kushton, bleva nji far shurupi te "dudave" per shperlarjen e gojes e u hamenda a me ble nji tjeter per "esheriakolli" edhe pse KERKUSH ne familjen teme nuk po vun prej saj!!! Veqse thash ta blej nja "preventivno" se ne Kosove kurre nuk i dihet kur edhe prej çkafit ki mu smu... nejse nuk dihet kerkun veqse te na ka mundesi edhe mu smu prej do semundjeve te "naftalinit"...
masnej tu ec erdha ne shpi... cca nja 7-8 km sot... s'osht keq a???
si shllag ne torte, te shpija kisha sarma per dreke e ti çkoça nja 6!!! ihaaaaaaaa!
Tash i kom ble gazetat, po shkoj me marre nje "qebe" e tu lexu me tat!
Pa-pa

Wednesday, 23 January 2008

FORZA Thaqi

Mas dy javeve te plota me rryme, potezi i dyte shah-mat i qesaj qeverise te re osht ky i djeshit ky Thaqi ka lyp prej ministrave mi zvoglu shpenzimet e telefonave zyrtere, shpenzimeve te veturave zyrtare edhe shpenzimet e reprezentacionit!!! Synimi i tij mi kursy 30 milion euro!!!
S'ka mo me fol krejt robt e shpise e ata te diaspores me sahat, ska mo mu vozit nalt e poshte me kerre zyrtare bashke me krejt robt e shpise e te diaspores, ska mo me mush barkun me "trofta" e "ramsteka" bashke me robt e shpise, diaspores, miqte e dashamiret! SKA MO!!! TRAK! ju ka fut celesin!
Me paret e kursyera sish kone keq me ndertu shpija per te varferit, rastet sociale e shkolla neper katune!!! Paramendoni sa shkolla e shpi bohen per 30 milion!!!
A edhe keta zyrtaret nuk mesin keq! Sa i përket shfrytëzimit të telefonave zyrtarë, kryeministri do të ketë të drejtë të përdorë telefonin mobil pa kufizime, ndërsa zëvendëskryministrat dhe ministrat do të shfrytëzojnë telefon roming në vlerë deri në 250 euro, ndërsa zëvendësministrat dhe sekretarët e përhershëm të ministrive do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë deri 150 euro telefon. (Web faqja e RTK-se)

Me 150-250 euro knaqesh muhabet valla! Ose sms-a!!! Une me 10 euro ne muj boj idare!!!

Tuesday, 22 January 2008

Nje kontribut i vocerr per nje nisme te madhe


Le te jete ky bllog i dobishem e le te sherbej per dicka e jo si do dekore te dhomave si psh tapiserite e goblenat perpara ose naj vazne e kristallit ja fikus! Qe rrin aty e kurgjo ste vyjne... mundesh pa ta...
Para disa nateve ke n'lajme mbajtja e kuvendit te kesaj shoqate edhe nje bisede me prinderit te cilit jane inicuesit e themeluesit e shoqates! Ata tregun edhe per mundesite e ndihmes qe tone te interesumit mujne me bo... prej 10 euro anetresimit vjetor e deri te perzgjedhja e menyres se ndihmes nga vete donatori...
per ma shume kqyreni edhe web-faqen http://www.nfk-ks.org/

Saturday, 19 January 2008

Ekspozita e MM

Sot kesh ne ekspoziten e Muslim Mulliqit ne galerine e arteve e i pash shumicen e punimeve te tija prej 69tes e deri 80tat! Po fatkeqesiht sdi as cila veper e ciles kohe me ka lon pershtypje ma se shumti se prane asnjeres prej pikturave ne vaj nuk ishte i vendosun as emri e as viti kur osht bo piktura! Ne galeri skishin mbet as katallogat apo i rrujshin per "te njofshmit" (kushdo qe ata jane!)... edhe pse kushtet e galerise nuk kene fascinuese, ekspozita ke!!!
Edhe e rekomandoj te gjithe atyne qe e urrejne me kalu vikendin neper Era marketa e InterExa tu ble voj e tomel, e atyne qe sado pak ju pelqen arti e qe lypin mi provu gjerat e reja "ekzotike" ne Kosove! E kjo ekspozite osht e tille...

Thursday, 17 January 2008

UNE


Per ata dy- tre lexues qe jane kureshtar se kush jam une...
ne foto jam une tu i bo hapat e pare ne Kosove... viti 1923... shprehja e ftyres thote "o zot ku m'paska pru lejleku! Cma paska ngul"!!!

Ka ardh koha qe Fita mu bo famous!!!

Prej 99tes deri 2002ten punojsha me nji NGO me nji projekt per femijet problematik. Po para se me rra ne kontakt me fmite problematik, i patem mar fmite e mahalles sa mu ushtru...dicka si minjte e bardhe!
Para se me fillu storien per Fiten, mire osht me dite qe na qe punojshim aty jemi kone nji ekipe shume e qarte, ne mesatare nja 10 veta se disa shkojshin e tjerte vishin, por gjithmone shkojshin te qartit e vishin edhe ma te qartit! Secili karakteristikat e veta ndryshe prej tjetrit! "Drzhave" ne vet! Ose "pacient" me diagnoze ndryshe! Po krejt funkcionojshim perfekt! Si sahati i Zvicres!
E kur fillun me na ardh fmite e kojshive, pat ne mesin e tyne shume femije interesant... dy bineq gjithmone me xhempera te njejte e qe skish shansa mu dallu, e qe e kishin edhe nji vella pak ma te madh e qe e veshke xhemperin e njejte me bineq, masnej A. me sindrom te Down-it, nji qike qe shitke cigare, ... e ne mesin e tyne edhe Fita!
Fita perndryshe ish prej Millosheves, e mas luftes e kish "zaptu" baba i vet banesen ne Prishtine e keshtu qe e gjithe familja ish ardh ne Prishtine me punu e me u shkollu... perpos Fites... Fita hala vujke per katunin e vet, shkolla s'i shkojke bash mire, e as shoqnia me bashkemoshatare...
Fita shkojke ne klase te trete, po u tutshim qe klasa e trete ka mu kone ma se shumti qe Fita ka me arrit me kry prej shkolles .... se s'i shkojke hiq! Nese kishin vjershe me mesu, Fita "luftojke" me secilen strofe... vjersha "Roboti" ja ka honger ymrin! Kur i mesoi mire dy strofat e para prej gjithsej tri, gezimit te Fites s'i vike fundi! E ka ndodh me recitu "robotin" 5-6 here per disa ore! E kur na vike naj "delegacion" i donatoreve, na menjihere per "nder" te tyne e shtishim Fiten me e thone "Robotin"! Gezimi i tij...
Fita ka pase pergjegje per gjithcka... s'ka pase sen qe ky s'e ka "dit"! Ne pytjen tone "cka osht dicka qe i ka shate koka e dy kome" Fita thojke "zhaba". E kur e vetshim "Cka osht dicka qe ika dy koka e shtate kome" Fita thojke "Zhapini!!!". S'ka me Fiten!
S'ki mujt me nxon ngusht!
Si vjershat, Fites i shkojke "mire" edhe matematika!
Kur e pytshim "Fite sa bojne 2 kg molla plus 1/2 kg molla" ky thojke "Nji llastik molla"!!!
E nji dite kur e patem nji kviz me fmije, ne pytjen tone "Tregoni nji shtet anetar te NATO" Fita u pergjegje "AMERIKA"! E tu bom vesvese mos u semu Fita! Mos nuk osht mire najsen! S'ke dicka e zakonshme me dite Fita pergjegjen e sakte!!!
Heren e dyte kur na ka befasu, e ka dite sa bojne 5 plus 3!!! "Tete" tha qpejt e qpejt! E na ja kontrollum edhe xhepat mos ka digitron, s'kish, e pytem kush i ka peshperit, kerkush tha!!!
E kur i pytshim fmite cka dojne mu bo kur te rriten, Fita e pati pergjegjen ma origjinale "Kondukter ne autobusin Prishtine-Podujeve!"
Qe ky ka qene Fita... ne fund u kthy ne katun...s'di cka u bo me ta!
Keni hup shume ne jete qe s'e keni njoftu!
Une kom fitu shume!

Wednesday, 16 January 2008

Veronica Guerin

Mrame e kom kqyr per here te dyte filmin Veronica Guerin edhe jom kall cfare filmi! Le qe true story po edhe aktrimi i Cate Blanchett fenomenal, muzika po ashtu fenomenale, me te kall krejt.
Masnej po mendpn njeri per revolucionin qe e ka shkaktu Veronica ne vitin 1996 ne Irlande, ndryshimin e kushtetutes, zberthimin e zinxhirit te trafikantave te droges, konfiskimin e pasurive te mafijashave, burgimin e tyre. Po qe cmimi ka qene i nalte per Veronicen po ja ka kajt nonen ka shku deri ne fund. E po me duket qe ja ka vlejt!
E ne anen tjeter e ki nji fare improvizimi te gazetarise ne Kosove (ne mesin e shume improvizimeve tjera) ku "gazetaret" tone shkojne e i qesin do budallakina ne TV si atehere kur e qiten konferencen per shtyp te ministrit tregtise e industrise ku ky na shitke mjegull me do nebulloza te tipit se bota e interesume me investu ne Kosove (krejt kjo fal angazhimit te tij?!) e duhet mu qel nji zyre nderlidhese ne Irlande me biznismenat e atjeshem (?!) e spat kush me hulumtu ma tutje vertetesine e ketyne informatave/pohimeve/deklaratave e lenemo mu kon shkaktar i burgosjes se ministrit apo ndryshimit te ligjit! Te na ministri edhe me na ardh neper shpija e me na marr edhe kursimet shumevjeqare se keta "gazetaret" nuk reagojne! Aty ketu najnja... edhe ata veq me goditje "kroshe" te lehta, zakonisht jo ma shume se nje here!!! Se mos po idhnohet hajni!
Keta "gazetaret" tone nese nuk i shkel naj bicikell gjate studimeve, marrin ka nji diplome e mule me shkaravit idiotizma! Perpos disave qe munden mu numeru ne gishtat e duarve te tjeret ish dashte mi shti ne programe te posaqme me vite e me ju lshu Veronica Guerin ka tri here ne dite, ne vend te bukes!!!
E nese kjo nuk ndihmon atehere mi ju ndalu mu marr me gazetari pergjithmone! Le te bohen frizerka e konduktera!

Tuesday, 15 January 2008

Masi veq u permend Thriller-i


Qe edhe nji foto me bo refresh memorien... veq mos u tmerroni! Kur po me kujtohet me qfare koncentrimi e kqyrsha kete spotin! Hiq pa i mshel syte! E tash qika jeme po bon hajgare me kete spot! Me ti hi dajak me te qkoq!
Une i takoj gjenerates se Majkell Xheksonit, zhurkave neper shpija, sentishave, korzos, muhabeteve para Treska-s, kaqamakave te Elida-s, mashkujve qe ju kane lyp kalim femrave, kur jane thirr femrat neper telefona te shpise, kur Prishtina ka pase dashuri te perfolura me vite, kasetofonave, kasetave, jupi-ve, rollatave me krem te bardhe te Kosovarja-s, zhitoprometave, dragstorit ne Boro e Ramiz...
Nashta ish kone mire me e bo nji refresh memories e me i kujtu krejt senet interesante te 80-ve!
Olimpiada e kujtimeve ka filluar! Bujrum...

Pak info depresive

Kesh dje me nji vorrim qe i perngjajke hororave... veq pritsha kur ka me dal nji i vdekun prej atij lloqit te gjalle e me me kap per kome... e une tu piskat e tu mos mujt me dal prej lloqit qe mu ka betonu ne te dy komt!
Seriozisht... atmosfere si ne do filma te Fellinit! Pak edhe komike! Mvaret prej ciles perspektive edhe kush e kqyr! Veq pritsha kur ka me dal dikush e me na falenderu per xhirimin e suksesshem te skenes!
Mezi dola se mu pat mbledh ka kater killa lloq neper qizme... lloq qe i perngjajke melles! E masnej nji lugati plak i boni mobilli... e kishin harru ate mbishkrimin (epitafin) e perkohshem me emrin e te ndjeres e hoxha (shume kreativ) psikatke a ka dikush nji kimik me shkrujt me kimik deri sa ta bijne ate epitafin!!! WOW!
Harrova qe mezi mbrrim deri aty se u blloku trafiku krejt... as anej as knej kerri me kufome!!! deri sa dulen dy kolege te mi e rregullun pak rremujen! Se kem tu met aty deri ne mesnate! E masnej isha bind a dalin per nime kufomat naten si ne Thriller a jo!

Saturday, 12 January 2008

A ka dikush naj sheme te mire???

se nji shokut ja kom lodh kryt tu ja komentu lajmet e mramshit e ai me tha "Pse spo lun plljestejshn po po kqyr lajme" ... e une vendosa me provu mi bojkotu lajmet e mramjes e me bo naj tentene per nji tavoline te trpezarise e thash nashta dikush e ka far sheme te mire e me ma jap me bo fotokopje. Ma lire me bjen me bo tentene se me lujt pllejstejshn, edhe ma praktike e estetike!

Mundesisht mu kone me kallavesha anash... veq ovale jo katrore!

Tuesday, 8 January 2008

E pabesueshme por e vertete!

Mrame ne lajme thane qe o qel nji kinema ne Gjakove!!! Spikerica me entuziazem tha dicka si "U çel edhe nji kinema ne Kosove" thuse u çel nje centrale berthamore e jo kinema!!! Jeten me ta bo bajat! Deri kur kena me nigju qesi lajme ne TV? Lajmet te cilat diku tjeter nuk e meritojne as nji rresht ne gazete e lemo vend ne lajme qendrore si lajm bombastik! A vjen dita me ndegju lajme te rendesishme ne TV e jo budallakinat si kjo apo edhe ato te tipit : kjo shkolle ska uje, ajo rruge u mshel, sjka nxemje, ska rryme, na vizitoi birra e fundit e kavallit e Tunguzise, presidenti i bashkesise lokale te Marevcit u takua me kete apo ate, u perurua 1 km rruge te asfaltume, BOLL MO!!!

Hajde per hajr qeveria e re

Mas gati dy mujve u bom me qeveri! Juppiii!!! Tash mo ska me pase probleme ne shendetesi, pacientat kane mu sheru veq kur te hin ne oborrin e QKUK-se, per barna ska me pase nevoje, kemi me pase rryme 26 ore ne dite, kulture me killa, kena me flejt rahat se ministri i ri i mrendshem bashke me policine na ruajne deri sa te flejme, ne cdo shkolle kena me pase kabinet te kompjuterave me internet normal, edhe ne Marevc bile, penzionerat kane mi pase penzionet ma te nalta ne regjion, arsimtaret rrogat sa i meritojne, cka skena me pase!!!
Po pe shoh nji sen po na mungon qysh ne start!!! Ministri i Astronautikes edhe Energjise Berthamore!
Prandaj, vendosa qe te sakrifikohem per Kosoven dhe te vulllnetarizoj per kete post!!!
Zoti Kryeminister, te lutem merre parasysh angazhimin tim dhe deshiren time te zjarrte me kontribu per Kosoven e emerom Ministre te Astronautikes dhe Energjise Berthamore!!!

Kviz i qpejt e qpejt


Ne foto eshte pija tradicionale shqiptare:
1) Coca cola me limon
2) saki me limon
3) maki me limon
4) çaj rusi me limon
5) Votke me limon
All rights reserved: jontravolta
P.S. edhe nji testim i aftesive artistike... houp ju llajk it!

Slow motion

Kuku tri dite spasna pase cka me thone! Mi thone dikujt qe me njeh mire qe kom met pa tekst nuk beson!!! E famshmja une qe foli 2000 ne ore kom met pa tekst!!! kuku... ja kom nis mu tut! mos osht kjo naj smundje??? Mos armiku na ka helmu ujin e keto jane efektet anesore... mas pari te shkon aftesia e te folurit e masnej apetiti... kukuuuuuuuuuuu! po tutna!

Tash pernime! Kesh ne pushim nja shume dite , e ne fillim pushim prej punes, e masnej pushim prej mejllave, njerezve e muhabeteve pa lidhje, e dalngadale pa verejt, jom hi ne slow motion ose ne 33 si pllakat e gramofonit tynihere!

E senet po kalojne afer meje, e une po i verej nja dy dite ma vone ose hiq,...

Po super e kom pase... spo ankohna... gjyna qe u kry...

Friday, 4 January 2008

"Revolucion" ne Turqi

Tu i lexu lajmet ne internet, lexova se edhe parlamenti i Turqise (mas Frances e Gjermanise) e ka aprovu ligjin per ndalimin e THITHJES se duhanit neper bare e restorane!!! Ligji pritet te hyje ne fuqi jo me shume se 18 muj mas nenshkrimit nga ana e presidentit (Abdullah Gyl). Po ashtu ka mu ndalu thithja neper stadione, xhamia e spitale (kuku), taksi e trena...
IHAAAAAAAAAAAAAAAA!
Turqia i ka rreth 75 milion banore prej te cileve diku rreth 25 milion duhanxhi te cilet ne vjet, sipas statistikave, i THITHIN 115 miliarde ragica!!!!!
Me ju shtri doren ne thithje! Kampionat e thithjes!!! Pa konkurrence!
E kur turqit kane arrit me aprovu ligjin e masnej me zbatu, mujme edhe na!!! Rendi ish kone se marrum tu e THITH!

Tuesday, 1 January 2008

Germia 1 janar 2008

Autor: Jontra Volta (vetvetiu)

Viti i ri, nafaka e re

U kry edhe pritja e vitit te ri (bile per mu u kry per tjeret garant zgat edhe nja dy nate tjera) e i hongra nja 7 killa buke e i piva nja 7 litra pije!!! Kesh tu mendu, me bo me me rrok zorra qorre, bona hor kur te ma qelin barkun e e shohin "arsenallin" ose "menyne festive per kater persona" ne nje paketim!!!
Edhe sivjet shqiptaret nuk meten mrapa me lande eksplozive (hala po kersitet aty-ketu) ... qaq shume po kersitete per vit te ri sa qe me shkoi mendja me e nis naj biznis me petarda... me qel naj fabrike "t'bumeve" ne Vranjevc!
Tu i gjujt petardat para baneses, njoni prej kojshive te mi tha:"Popull ma merakli ne kersima se shqiptaret s'ka, e kur te kersitet pernime te paret jena me u permbledh nji milion e me ik".
Nejse... njoni ka thone tu ik prej Kosoves gjate 98shit:"Po iki me pshtu e me tregu cka na kane bo shkijet":)))
Edhe njihere urime 2008shi e ishalla ne pritjen e 2009shit nuk kemi me ndi mo urime per pavaresi se hiq ma larg se na lajmet e 31shit e 1 janarit minimum nja 200 here e kom ndi fjalen pavaresi qofte ne kuader te urimit per pavaresi apo naj kontekst (Ministri Luta ma ka kish pase zili qe dita me perdor qetefjale me vend) tjeter... bile edhe ajo policja qe e lindi foshnjen e pare "te gjinise femer" (qeshtu thane ne TV) disa minuta mas lindjes ja urojke Kosoves pavaresine!!!
qesaj i thojne perkushtim e patriotizem!